Deputet i PS-së, Erion Braçe ka marrë pjesë ditën e sotme në seancën e fundit plenare ndërsa ka folur në lidhje me koncensionin e pullave fiskale dhe tarifës së markimit të karburanteve. Gjatë fjalës së tij Braçe u shpreh se në 11 vjet shqiptarët kanë paguar nga xhepat e tyre minimalisht 99 mln euro.
Ai më tej thgeksoi se për koçensionin e pullave fiskale, qytetarët kanë paguar 4 mln euro në vit dhe në 11 vjet bëjnë 44 mln euro. Sipas tij kjo pulla fiskale ka qenë më e shtrenjta në të gjithë Botën, referuar çmimit. Më tej deputeti tha se me markimin e karburanteve, qytetarët kanë paguar nga xhepat e tyre 5 mln euro në vit ndërsa në 11 vjet kanë paguar 55 mln euro.
“Pra në total janë 99 mln euro që janë paguar nga qytetarët e Shqipërisë, sa herë kanë blerë produkte akcize që kanë pasur pullën fiskale dhe karburante”, tha Braçe.
Ai tha se pasi u morën 55 mln euro nga markimi i karburanteve dhe 44 mln euro nga pullat fiskale, sot pas 11 vitesh, ata nuk u marrim asgjë, sepse koncensionarët nuk kanë realizuar ato që kishin në kontratat e tyre.
“Markimi i karburanteve ishte një proces që kryhej në mënyrë manuale, ndërsa te pullat fiskale nuk kemi as atë sistemin e gjurmimit”, tha Braçe.