Ka nisur Kongresi i Partisë Socialiste, punimet e së cilit po zhvillohen në Pallatin e Kongreseve.
Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij.
“Ky është një stacion me rëndësi në rrugëtimin e partisë sonë. Jo thjesht se sot do zgjedhim përfaqësuesit në Asamblenë kombëtare, nga ku do të dalë edhe kryesia dhe sekretariati I ri i PS. Nis mbjellja e fushës së fitores që do të korrim në pranverën e ardhshme, për të gjithë shqiptarët. Sot nis natyrshëm edhe projekti I PS 2030 për të cilin një gjeneratë tjetër, duhet të marrë kreshendon hap pas hapi më shumë pjesë, më shumë peshë, më shumë përgjegjësi. Është koha e duhur për të punuar me një ambicie të re të madhe paralelisht jo vetëm për Shqipërinë 2030, pore dhe për PS 2030.
Do të hymë, për fitoren më shembullore, të të gjithë serisë së pandërprerë të fitoreve tona. Sot nga kjo foltore, dua t’u them shqiptarëve, që duan ta çojnë Shqipërinë në majën sfiduese të 2030, shqiptarëve që duan të japin dorën e tyre, për ta ngritur në oborrin e shteteve në Bruksel, flamurin e Islamil Qemalit, që e duan Shqipërinë kampine të rajonit në turizmin, pikë referimi në gjithë rajonin për rritjen ekonomike dhe sociale, që e duan Shqipërinë, Europën e Ballkanit, hidheni hapin tuaj, kërkoni PS ta vlerësojë kandidmin tuaj për deputet e deputete. Mandati i 4, do jetë ,mandati i pakthyeshmërisë së progresit të pandalshëm. Mandati i një pune të jashtëzakonshme, që nisëm 1 dekadë më parë dhe përt a mbyllur me sukses provesin e anëtarësimin në BE. Kuvendit të ardhsëm do t’i duhen dije, aftësi, dëshira e të rinjve”, theksoi ai. Në Kongers do të zgjidhen 156 nga 350 anëtarë të Asamblesë Kombëtare, ku 3/4 e tyre pritet të jenë anëtarë të rinj. Diskutimet në panele do të ndahen në tre fusha, ku do të mbajnë fjalim eksponentë brenda qeverisë dhe partisë. Gjithashtu, do të diskutohet për mirëqeverisjen, antikurrpsionin dhe punët e brendshme të PS, ku në fokus do jetë procesi i rienergjizimit dhe turet me shqiptarët jashtë vendit.