Partia Socialiste ka publikuar listën me anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS të zgjedhur Kongresin Zgjedhor, ku morën pjesë 1330 delegatë.
“Bazuar në Statutin dhe Kodin e Zgjedhjeve në Parti, pasi Komisioni i Verifikimit të Mandateve të Delegatëve të Kongresit të Partisë Socialiste bëri verifikimet e duhura, u hap procesi zgjedhor në të 12 Qarqet e Vendit. Ky proces përfundoi me zgjedhjen e 157 Anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë”, njofton Partia Socialiste.