Juristi Kreshnik Spahiu foli lidhur me nisjen e hetimeve nga ana e SPAK për 21 janarin.
Spahiu ngre pyetjen se si ka mundësi që këto 13 vite, nuk është pyetur kurrë as Berisha dhe as Basha për ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë 4 persona.
”Prokuroria Speciale është krijuar më vonë se 21 janari. Nuk ka vend për të gjykuar për vonesë. Jemi përpara faktit të kryer. Prokuroria është para dy vendimeve të detyrueshme, të Strasburgut, që hodhi dritë që gjykatat shqiptare të gjykojnë më gjerë dhe për tu parë si krim me hierarki të caktuar. Kemi vendim të Gjykatës së Lartë për veprimet në vrasjen e 4 personave në 21 janar 2011.
Koha e dëmton dhënien e drejtësisë pasi provat zbehen me kalimin e kohës. Sot diskutohet botërisht dhe bëhet fjalë për thellim hetimesh për person në vrasje apo pengim të së vërtetës.
Ka pasur sërë veprimesh për të penguar kqyrjen në vendin e ngjarjes, kamerat, serverin qendror, pengimin për flet arrestet për gardistët. Pati një komision hetimor për krerët e shtetit, kreun e SHISH, presidentin e Republikës që akuzohen për grusht shtetit. Si ka mundësi që në 13 vite kryeministri dhe ministri i brendshëm mirë që nuk janë marrë të pendehur ,por nuk janë pyetur në cilësinë e personave në dijeni”, tha Spahiu në ‘Sot Live në Shqipëri’.
Berisha i cili ka qenë kryeministër dhe Basha ministër i Brendshëm janë njerëzit kryesor të vrasjeve në bulevard dhe nuk janë marrë kurrë në pyetje të paktën si dëshmitarë, por gjithnjë janë pyetur njerëz të parëndësishëm.
”Nuk mundet të pyesësh rojën e kryeministrisë dhe jo drejtësinë. Kur vetë ai mori përsipër publikisht të referoj për versionin e së vërtetës. Kryeministri i asaj kohe çdo 5 minuta jepte versionin e tij për ngjarjen. Si ka mundësi nuk u thirr si dëshmitar, të jap dijeni për informacionet.
Fakti që dy personat kryesor, si ministri i brendshëm dhe kryeministri i vendit, si ka mundësi nuk pyeten. Prokurorisë i mbeten shumë për të shtrirë rrethin e hetimit. Provat që ata gjejnë, dëshmitë, ballafaqimin e provave apo njerëz të penduar, kjo është çështje tjetër”, shtoi Spahiu. Sipas Spahiut, detyrimi është për ti pyetur të gjithë edhe kreun e opozitës, Edi Rama në atë kohë që organizoi protestën.
”Detyrimi është për t’i pyetur të gjithë, edhe kreun e opozitës në atë kohë, Edi Ramën. Pa dyshim si organizator, Sali Berisha si kryeministri që kontrollon administratën në objektin ku ndodhi ngjarja. Po nuk u pyet ministri i brendshëm dhe kryeministri nuk kuptoj kë kanë pyetur.”