Ka nisur këtë të enjte seanca plenare e parlamentit të republikës, e cila është e fundit për këtë sesion parlamentar.
Seanca do të zhvillohet dy ditë rresht, për shkak të agjendës së ngjeshur të parlamentit. Ditën e premte pritet të kalohet për votim dhe drafti i dakordësuar mes PD dhe PS për Kodin e ri Zgjedhor. Ndërkohë që këtë të enjte u miratuan dhe emrat e anëtarëve të rinj të KLP të cilët vijnë nga radhët e avokatëve.
Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji u votuan nga parlamenti si anëtarë të KLP-së, njëri prej të cilëve do të jetë dhe drejtuesi i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Sakaq, Bledar Bajri dhe Albens Tabaku janë dy emrat që u votuan për Këshillin e Lartë Gjyqësor.