Përmes një shkrese zyrtare, shqiptarë që jetojnë jashtë, nismëtarët e lëvizjes “duatevotoj2025”, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke deklaruar se janë të shqetësuar në lidhje me mundësinë për të votuar në zgjedhjet e radhës.
Në letrën e tyre ata shprehet se Kuvendit i ka skaduar afati 1-vjeçar për votën e emigrantëve, duke i kërkuar Kushtetueses që të sigurohet që vendimi i saj të zbatohet.
“Ky vendim, i cili detyron Kuvendin e Shqipërisë të mundësojë votimin nga jashtë vendit brenda një viti, ende nuk është reflektuar në legjislacionin zgjedhor të vendit, duke penguar kështu të drejtë themelore të qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut për të votuar.
Duke marrë parasysh që afati 1-vjeçar i zbatimit të vendimit ka skaduar dhe Kuvendi i Shqipërisë gjendet sot në shkelje të Kushtetutës, -me zgjedhjet e ardhshme të planifikuara në pranverë 2025, është e domosdoshme që
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të ketë kohën e nevojshme për të implementuar dhe mundësuar votimin e diasporës,
-moszbatimi i këtij vendimi cenon legjitimitetin e zgjedhjeve të ardhshme, parimet e demokracisë dhe të drejtën tonë kushtetuese për të votuar nga jashtë vendit, ne kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që të ndërmarrë hapat e nevojshëm zyrtar për të siguruar zbatimin e vendimit Nr. 38/22 nga Parlamenti”, thuhet në letrën e tyre.