Një vajzë 13-vjeçare me origjinë nga Durrësi, por me banim në Itali është transportuar para pak çastesh me helikopter nga Spitali i Sarandës drejt Spitalit të Traumës.
Vajza me inicialet E.Gj, ishte së bashku me të vëllanë duke shëtitur me jet-ski në Ksamil kur është rrëzuar. Ajo është dërguar fillimisht me urgjencë në Spitalin e Sarandës nga Ksamili, por për shkak të gjendjes dhe për një mjekim më të specializuar është nisur me helikopter drejt Tiranës.
Policia ndërkohë ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes.