Marine Le Pen e partisë së ekstremit të djathtë Rally National (RN) ka premtuar se nëse e djathta ekstreme fiton zgjedhjet e nesërme në Francë, do të pengojë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë të furnizuara nga Franca për të sulmuar Rusinë, duke hedhur poshtë sugjerimin e presidentit francez Emmanuel Macron se mund të dërgonte ushtarë francezë në tokën ukrainase.
“Nëse Emmanuel Macron dëshiron të dërgojë trupa në Ukrainë, dhe kryeministri është kundër kësaj, atëherë nuk do të dërgohen trupa në Ukrainë”, tha Le Pen për CNN.
Le Pen theksoi se fjalën e fundit e ka kryeministri.
Gjithashtu Le Pen tha se leja e Kievit për të përdorur raketat me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga Franca në Rusi gjithashtu do të revokohet.
Macron ishte një nga liderët e parë që lejoi Ukrainën të sulmonte objektivat brenda Rusisë me armë perëndimore, duke krijuar terrenin që Uashingtoni të bënte të njëjtën gjë. Kjo i lejoi Kievit të synonte bazat ushtarake ruse, formacionet dhe artilerinë e përdorur për të nisur sulmet ndaj Ukrainës.