Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një ish-oficer policie në Lezhë, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
Klisman Nikolli, 29 vjeç, dy vite më parë u shpall në kërkim nga AMP, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës në Komisariatin e Lezhës, ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonën e Njësisë Administrative Ungrej.
Njoftimi i AMP:
Lezhë vijon vetëpastrimi në Policinë e Shtetit, AMP arreston ish-oficerin e policisë
Pas hetimeve të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ndaj ish-oficerit të policisë Klisman Nikollo, 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Dy vite më parë ish-oficeri K.N. u shpall në kërkim nga AMP, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës në Komisariatin e Lezhës, ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonën e Njësisë Administrative Ungrej.
Lufta kundër kultivimit të kanabisit, parandalimi dhe goditja e paligjshmërive në rradhët e policisë së shtetit vazhdon në mënyrë sistematike, intensive, me një bashkëpunim të të gjithë institucioneve ligjzbatuese.