Deputeti Erjon Braçe nuk e sheh aq me vend debatin që po bëhet në kuvend lidhur me listat e hapura e listat e mbyllura që propozohen me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Për Braçen problem mbetet demokracia brenda partisë pasi si me 1/3 e listët që do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të parties dhe si me 2/3 sërish do të jetë kryetari që do vendosë se kush do të jetë kandidat për deputet.
“Zgjedhjet nuk i bën demokratike sistemi. Qënia në sallën e kuvendit me të thënë të drejtën e kemi cuar tek partia. E nëse kemi një problem kemi demokracinë brenda partisë, instrumentat që sjellin në kuvend njerëzit që e meritojnë. Pra problemin e kemi brenda partive tona. Dash në gjykimin tim ti je deputet I mirë por të hoqi partia se votove kundër. Të riktheu partia në listë. Kjo është e padrejtë. Se pavarësisht se si je, a je I mirë apo jo je nën vlerësimin subjektiv të disa njerëzve në parti. Të mos themi lista e hapur apo e mbyllur, sepse lista mbyllet që në momentin që emrin tënd e vë në diskutim kryetari I partisë, kryesia. Këtu mbyllet lista. Pra lista nuk mbyllet këtu me këtë që po e bëjmë ne por atje në parti. Ky është një problem që duhet trajtuar brenda partivbe politike për të rikthyer demokraci e meritokraci sa të mundemi.
Unë mendoj që gara nuk nis 74/76 por nis zero me zero. Në këtë pikë në start jemi të gjithë të barabartë. Diferencën e bën puna në territor. A duhet sistemi të garantojë të drejtat për cdo kandidat qoftë të partive apo kandidatëve të pavarur të nxjerrë jashtë nga partitë pa meritë, po. Duhet.
Ndalet dhe tek Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane dhe Lulzim Basha kryetari I Partisë së Demokratëve Euroatlantikë.
“Dëgjova një koleg që është dhe kryetar partie e doja ta pyesja por e lashë. Po ai në parti si I cakton deputetët? Vetë!
Po ai tjetri që del studio më studio televizive e bërtet fort hapni listat ju se ua tregoj unë. E tregon dhe gishtin ai, jua tregoj unë, po ai si I cakton tek partia e vet, vetë! Se ndryshe I humb namuzi I të qenit kryetar partie.”
Ka dhe një qëndrim sa I takon kuotave gjinore. Sipas amendamentit të ri jo vetëm në listën e fiksuar të deputetëve, por dhe në listën e hapur, renditja të jetë 1 në 3 fitues, të jetë grua
Kuota gjinore?
Në parlamentin e Shqipërisë na duhen gra që bëjnë beteja. Gra afrofe, burra afrofe Jo. Kuotën gjinore për gratë e dua që të mbrohen nga antisistemi, burra e gra më të fortë, jo nga pikëpamja elektorale por të parasë që e kanë mundësinë që me njohje e lekë të zhbëjnë meritën e gjithkujt për të ardhur në Kuvend. Për këtë vlen kuota gjinore.
Sipas ndryshimeve në ligjin për Kodin Zgjedhore lista e deputetëve nuk do të jetë tërësisht e hapur. 1/3 do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë dhe nuk i nënshtrohet votës preferenciale. Ndërsa kandidatët në 2/3 e listës do të luftojnë për të fituar qoftë edhe një votë më shumë se të tjerët, çka do t’i japë automatikisht të drejtën për tu ngjitur në renditje e për të shpresuar në fitoren e mandatit. Me Kodin e Ri Zgjedhor iu hap rrugë edhe votimit të diasporës.