Spanja do të përballet kundër Gjermanisë në Shtutgart, takim i vlefshëm për raundin çerekfinal të Kampionatit Europian 2024.

Spanja vjen në këtë takim pas fitores me shifrat e thella 4-1 kundër Gjeorgjisë. “Furia e Kuqe” kuotohet si favoritja kryesore për të fituar trofeun, dhe një gjë të tillë duhet ta vërtetojnë sot, ku kanë përballe vendasit gjerman. Spanjollët janë totalisht të karikuar për këtë përballje, dhe pritet një lojë sulmuese nga ana e tyre.

Nga ana tjetër është Gjermania, që fitoi me vështirësi 2-0 kundër Danimarkës. “Pancerat” shihen si një ekip shumë i fortë duke shtuar si edhe ata kanë potenciale për të fituar Europianin, për arsyen kryesore sepse luajnë përballë publikut të tyre. Ky i sotmi do të jetë kundërshtari i parë “i vërtetë” për “pancerat”, dhe duhet të tregohen shumë cinik sepse kanë përpara një Spanjë të “etur” për fitore.

LIVE SPANJË-GJERMANI 1-0
52′ Dani Olmo

NGJARJET KRYESORE

81’ Merino dhe Ojarzabal marrin vendin e Morata dhe Uilliams te Spanja, Myler hyn në vend të Tah te Gjermania.

77’ Shtylla shpëton Spanjën! Virtz nga e majta pason në qendër për Fyllkrug i cili gjuan por godet shtyllën e portës së Unai Simon. (VIDEO)

74’ Torres ndëshkohet me të verdhë për një ndalim të Musiala për të shmangur një kundërsulm të gjermanëve.

73’ Miteshtad ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Ferran Torres.

72’ Një harkim nga e djathta shkon te Fyllkrug i cili gjuan me kokë, pa gjetur portën.

71’ Havertz ka mundësinë e artë të barazojë, gjuajtja e tij ndalet nga Karvahal me një ndërhyrje vendimtare.

69’ Unai Simon grushton një gjuajtje të Andrih nga jashtë zonës, aksioni është i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje të Fyllkrug. (VIDEO)

67’ Kros ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndalimi të parregullt të Dani Olmo.

67’ Havertz nis Fyllkrug përpara, por Karvahal kthehet dhe devijon sferën sa për t’i dhënë mundësi Unai Simon të kontrollonte.

64’ Pas një goditje nga këndi, Fyllkrug me kokë gjuan por nuk gjen portën e Unai Simon.

63’ Jamal lë fushën e lojës, i zëvendësuar nga Ferran Torres.

60’ Virtz gjuan nga jashtë zonës, Kukureja devijon sferën në këndore. (VIDEO)

57’ Gyndogan dhe Raum i lënë vendin në fushë Mitelshtad dhe Fyllkrug.

56’ Andrih ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Uilliams.

56’ Jamal dhe Uilliams nisen në kundërsulm në të djathtën, Tah kthehet në kohë për të mbyllur hapësirën dhe larguar topin nga këmbët e sulmuesve të rrezikshëm spanjollë.

55’ Aksione të menjëhershme të gjermanëve që kërkojnë të barazojnë shpejt shifrat, spanjollët zgjidhin jo pa vështirësi situatat në zonën e tyre.

52’ GOOOL SPANJA! Jamal nga e djathta gjen hapësirën për pasimin te Olmo i cili gjuan dhe mposht Nojer. (VIDEO)

47’ Rast i artë për Moratan pas një pasimi të Jamal, gjuajtja e sulmuesit kalon mbi traversë. (VIDEO)

46’ Naço hyn në fushë në vend të Le Norman në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes. Ndërkohë te Gjermania janë Andrih dhe Virtz të cilët hyjnë në vend të Sane dhe Xhan.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Jamal provon nga jashtë zonës të befasojë Nojer, pa sukses. (VIDEO)

43’ Uilliams merr një pasim të mirë nga Rodri në të majtën, por harkimi i tij në shtyllën e dytë nuk gjen askënd.

39’ Spanja rifiton topin në mesfushë dhe Olmo me shpejtësi gjuan drejt portës, Nojer grushton e më pas Morata, i nisur në pozicion jashtë loje vonohet dhe i jep mundësinë gjermanëve të marrin kontrollin. (VIDEO)

36’ Uilliams jep një tjetër shkëndijë me një shpërthim në të majtën, teksa ndalet nga Nojer në shtyllën e parë. Sulmi bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

35’ Rydiger pason një top në thellësi për Havertz i cili ndal mirë dhe gjuan por e çon në duart e Unai Simon. (VIDEO)

34’ Havertz nis Kimish në të djathtën, por ky i fundit gjendet në pozicion jashtë loje.

29’ Le Norman është i ndëshkuari i radhës me të verdhë për një faull ndaj Gyndogan.

27’ Raum ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Karvahal.

25’ Kros harkon një goditje dënimi nga e djathta, Tah me kokë gjuan shumë lehtë duke mos shqetësuar Simon.

23’ Laport merr iniciativën dhe gjuan nga jashtë zonës me të majtën, Nojer pret jo pa vështirësi. (VIDEO)

21’ Kimish nga e djathta harkon në mënyrë perfekte në zonë ku Havertz gjuan me kokë, por shumë në qendër duke çuar sferën në duart e Simon. (VIDEO)

17’ Morata merr topin jashtë zonës dhe lëshon një gjuajtje të befasishme që kalon mbi traversën e Nojer. (VIDEO)

15’ Jamal tenton me goditje dënimi, sfera shkon jashtë edhe pse kalon murin. (VIDEO)

13’ Rudiger ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Dani Olmos.

12’ Uillimas merr topin dhe tenton nga distanca, pa gjetur portën e Nojer.

11’ Raum hyn në zonë në të majtën, gjuajtja e tij shkon direkt në duart e Unai Simon. (VIDEO)

8’ Pedri nuk mund të vazhdojë më dhe në vend të tij futet Dani Olmo. (VIDEO)

4’ Protesta të spanjollëve për një faull të Kros ndaj Pedrit, gjyqtari Tejlor nuk nxjerr karton të verdhë. (VIDEO)

1’ Aksion i shpejtë i spanjollëve, Uilliams nga e majta pason për Moratën i cili nxjerr sferën për Pedrin. Gjuajtja e këtij të fundit shkon në duart e Nojer. (VIDEO)

1’ Nis ndeshja në Shtutgart.