Spanja dhe Gjermania masin forcat në çerekfinalen e parë të këtij Europiani, që cilësohet dhe si një finale e parakohshme, pasi të dyja skuadrat janë pretendente kryesore për të ngritur lartë titullin.

“La Roja” e mbylli Grupin B me pikë të plota, ku bënte pjesë dhe Shqipëria, ndërsa në 1/8-at mposhti 4-1 Gjeorgjinë debutuese.

Nga ana tjetër, “Panzerat” organizatorë gjithashtu dolën të parët në Grupin A me 7 pikë, teksa mposhtën 2-0 Danimarkën në një duel me polemika.

REZULTATI LIVE:

SPANJË 1-0 GJERMANI

Olmo 51′

KOMENTI LIVE:

51′ GOOOL SPANJA 1-0/ Yamal pason për Olmon dhe ky i fundit godet drejt rrjetës. (VIDEO)

48′ Andrich tenton të surprizojë me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon mbi kuadratin e portës.

47′ Morata merr një top në zonë, por tentativa e sulmuesit shkon mbi kuadrat.

46′ Dy zëvendësime te Gjermania. Largohen Can dhe Sane, në vendet e tyre futen Andrich dhe Wirtz.

46′ Zëvendësim te Spanja. Largohet Le Normand dhe në vendin e tij futet Nacho.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Yamal godet nga distanca, me Neuer që e ndal.

39′ Dani Olmo godet nga distanca, por Neuer bën detyrën duke ndalur topin.

29′ Le Normand ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Gundogan dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

28′ Raum shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

23′ Laporte provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që ndalet në duart e Neuer.

21′ Havertz godet me kokë, por tentativa we tij ndalet nga Unai Simon.

17′ Ruiz godet nga distanca, me topin që shkon mbi kuadrat.

13′ Rudiger ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Olmos.

12′ Williams provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

8′ Zëvendësim i detyruar te Spanja. Largohet Pedri i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Dani Olmo.

1′ Pedri godet bukur në hyrje të zonës, por Neuer e ndal pa probleme.

1′ Shkelmohet topi i parë në Shtutgart!