Luizi dhe Kiara kanë nisur pushimet së bashku me nënën e artistit dhe vajzën e tyre Lunën. Çifti është shfaqur shumë aktiv në rrjetet sociale, duke zbuluar për publikun sesi po kalojnë atje.
Mirëpo, mbrëmjen e kaluar, teksa Luizi po tregonte për publikun dhomën e nënës së tij, zbuloi se produksioni i “Big Brother” ende nuk ia ka dhënë pushimet në Maldive, ashtu sikurse u premtua brenda shtëpisë.
”Nuk i bëmë Maldivet, se di pse. Ata qofshin”– thotë Luizi në video.
Kujtojmë se udhëtimin çift në Maldive e fitoi Kiara pasi hapi kutinë e pandorës. Si shpërblim ajo fitoi udhëtimin çift, por që ende nuk ia kanë dhënë.
Ndërsa e keqja që i erdhi bashkë me shpërblimin, ishte mundësia për të zgjedhur tre persona për të çuar në televotim.
Nuk dihet nëse nga ana e produksionit do ketë një përgjigje.