Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka shpjeguar në Euronews Now procedurat që një qytetar duhet të ndjekë për të bërë një shtesë në objektin që ka në pronësi.
“Bashkia sot ka të drejtën që të jetë aplikanti i lejes së ndërtimit në emër të qytetarit. Pra qytetari do t’i bëjë një kërkesë bashkisë dhe bashkia do të bëjë procesin e aplikimit dhe t’a ndihmojë qytetarin për këtë proces.” –tha ai.
Në vazhdim të kësaj, Mazniku sqaroi se edhe për “objektet tip”, qytetarëve do t’ju jepete mundësia që të shkojë pranë bashkisë, në mënyrë që të marrë projektin “tip”, pa pagesë.
“Çdo qytetar i cili do të ndërtojë njëbanesë, e cila është pjesë e asaj që është “banesa tip” për zonën e tij dhe nuk do që të paguaj arkitekktin, inxhinierin apo proceset që kushtojnë, ai mund të shkojë pranë bashkisë që të marrë projektin tip.” –përfundoi ministri.