Sot mbahet protesta e radhës e opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës e cila parashikohet të zhvillohet rreth orës 11:00. Duke nisur nga fakti se çdo protestë ka sjellë trazira dhe përplasje mes protestuesve dhe policëve, ku nuk kanë munguar flakadanët e molotovi, policia është në gatishmëri të plotë dhe e përgatitur për çdo rast.
Prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.