Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që do të shqyrtojë shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Dhionisios (Alfred) Beleri.

Ky i fundit ka kërkuar që të marrë pjesë në këtë procedurë dhe të flasë.

Përfaqësuesja e Belerit kërkoi gjatë seancës së vetë Beleri duhet të ishte i pranishëm, ndërsa kryekomisioneri Celibashi tha se ende nuk ka përfunduar procesi administrativ.

Celibashi: Subjekti ka dijeni për fillimin e kësaj procedure administrative. Pyetja që kam unë, e përfaqësoni apo jo Belerin. Nëse jeni ju që e përfaqësoni, keni tagrin të flisni

Përfaqësuesja e Belerit: Afati nga dje deri sot ka qenë shumë i shkurtër për z.Beleri. Kam tagër për ta përfsqësuar, po jo për të thënë fjalën e tij të fundit. Afati i dhënë nga KQZ është shumë i shkurtër për t’i dhënë mundësi subjektit të njihet me procesin. Sot duhet të paraqiteshim para KQZ.