Kompania e teknologjisë Meta tha sot se ka eliminuar mijëra llogari të dyshimta me bazë në Nigeri në një reagim ndaj mashtrimeve romantike e financiare që janë raportuar nga vendi.
63,000 llogari të rrjetit të saj Instagram në Nigeri janë fshirë, duke përfshirë dhe nje rrjet të koordinuar përdoruesish me 2,500 llogari të lidhura me 20 njerëz, shtonin zyrtarët.
“Zhvatjet seksuale e financiare janë një krim i tmerrshëm që mund të ketë pasoja të rënda. Grupet tona kanë eksperiencë në luftën ndaj këtij lloj krimi dhe njohin tashme taktikat e përdorura nga mashtruesit”, thuhej në deklaratën e Meta ku shtohej se ishin eliminuar gjithashtu llogari nga rrjeti i saj Facebook, grupe e llogari të Yahoo Boys, qe eshte grupi i organizuar i krimit kibernetik i bazuar në Nigeri.
Meta tha se grupet e eliminuara përpiqeshin të “organizonin, rekrutonin e trajnonin punonjës të skemave të mashtrimit e zhvatjeve në rrjet”.
Rrjetet e fshira nigeriane në Instagram që e eliminuan shënjestronin kryesisht burra të moshuar në SHBA që kërkonin të zhvasnin me oferta seksuale.
7,200 llogari, faqe e grupe ishin fshirë nga Facebook ku mashtruesit jepnin këshilla si të realizoheshin mashtrimet romantike, seksuale apo shantazhi financiar. “Këto operacione janë kritike edhe janë vetëm një pjesë e strategjisë. Ne do të vijojmë të ndjekim këto krime dhe dëmin që ato shkaktojnë”, shtohej në deklaratë.
Në prill dy mashtrues elektronikë në Nigeri u arrestuan të akuzuar me zhvatje seksuale, në lidhje me një adoleshent australian që vrau veten pas kërcënimeve se do të publikoheshin në rrjet imazhet intime që ai kishte shpërndarë, teksa besonte se fliste me një femër.
Zhvatja seksuale i referohet nga autoritetet rasteve ku viktimat nxiten me anë të mashtrimit të dërgojnë material seksual, dhe më pas u kërkohen para për mos-publikimin e tij.
Më herët Meta tha se ka shtuar opsionin e mbulimit automatik të imazheve nudo në Instagram dhe se punon me ekspertët për të zbuluar mënyrën e operimit të mashtruesve, shkruan rrjeti Miamiherald.