Ministri i Brendshëm Taulant Balla, foli sot në Kuvend për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Moldavisë për bashkëpunimin policor”.
Ai u shpreh se po bashkpunohet jo vetëm me vendet partnere, por edhe me vende të tjera për të luftuar krimin dhe rritjen e sigurisë dhe të rendit publik.
Për ministrin, armëmbajtja pa lejë mbetet një shqetësim.
“Po punojmë për të intenfiksuar bashkpunimin policor jo vetëm me agjensit ndërkombëtare partnere por edhe me vende të ndryshme. Shumë shpejt do të vijmë me marrëveshje bashkpunimi policor edhe me vedne të tjera duke u fokusuar tek lufta kundër krimit dhe rritjen e sigurisë dhe të rendit publik. Kjo marrveshje me Moldavinë synon bashkëpunim më të mirë me krimin ndërkufitar me prodhimin dhe trafikimin e lëndve narkotike, drogave sintetike, pastramin e parave, shfrytëzimi seksual i fëmijëve. Armëmbajtja pa leje është kthyer në problem, duhet më shumë prezencë e policsë për ta luftuar këtë fenomen, sepse është nga burimet kryesore të ngjarjeve të rënda kriminale në vend dhe duke e luftuar këtë fenomen ke parandaluar shumë ngjarje të rënda kriminale”, tha ai.
Një koment ministri Balla e pati edhe për situatën nga zjarret në vend. Ministri u shpreh se zjarret janë të qëllimshëm, ndërsa kërkoi që personat përgjegjës të vihen para ligjit.
“Zjarret janë të qëllimshme dhe vijnë nga dora e njeriut. Rastet e Rrogozhinës dhe Kavajës në vlerësimin e policisë kanë ardhur nga papërgjegjshmëria dhe nga qëllime që duhen hetuar nga policia. Sot dua të bëjë thirrje ndaj publikut pasi duhet një bashkpunim më i madh dhe duhet sinjalizuar policia dhe zjarrfikësit sapo shfaqet një vatër zjarri, për të vënë para ligjit autorët. Kuvendi e dënon zjarrëvënen me burg. Dëmet nga zjarret janë të mëdha në shumë pjesë të territorit, forcat zjarrfikëse kanë arritur të mbrojnë shtëpitë dhe jetën e qytetarëve, por pyjet kullotat, ullinjt dhe pemtari të tjera ka shumë dëme të mëdha”, tha ai.