Lojtarët e Kombëtares shqiptare kanë lënë grumbullimin tashmë pasi përfunduan rrugëtimin në Kampionatin Europian dhe po shijojnë pushimet.
Një ndër ta është edhe sulmuesi Mirlind Daku, i cili për këtë vit ka vendosur që t’i shijojë në plazh.
Daku ka hedhur një foto të pushimeve në profilin e tij të “Instagramit”, ku nuk ka mundur t’i shpëtojë komenteve të shokëve të skuadrës në Kombëtare. Rei Manaj ka shkruajtur një koment humoristik për Dakun, ku thotë: “I more gocat nqaf vllai.”