Gledis Trashaj, djali i Pal Trashajt, 63-vjeçrit që piu fotoksinë para SPAK dhe më pas ndërroi jetë në QSUT dha një intervistë për Breaking në Top News.
Ai u shpreh se u përball me një ftohtësi ekstreme të mjekëve të cilët u kujdesën për babanë e tij.
“Një shok i tij që ka konsumuar kafen i ka thënë që do shkoj tek Spaku e do të mbaroj punë atje. Ai ka dokumente ka një çantë, nuk e kuptoj se si policia kriminale, e merrnin edhe pa numra këta të mikrokredive. Ai u injorua dhe injorimi i një njeriu në nevojë është gjëra më e rëndë, ti kalon në kaos psikologjik. Është një show horror, ku është problemi, shumë familje kanë të njëjtin problem, kjo nuk është individuale, jo më larg se sot më ka thënë që e kam edhe unë këtë problem.
Unë jetoj jashtë erdha në shtëpi në orën 1 të natës. Ai ishte i intubuar kishte parametra jetësorë dhe më pas….po pres ekspertizën.
Më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme, dhimbja këtu u trefishua një nga familjarët ka bërë dhe video ku shikoja, shikohej qartë një ftohtësi ekstreme (e mjekëve). Thoshte jo jo është diçka e mbaruar, jashtë njerëzit thonë do ia dali, sikur e bënë fakt të kryer (vdekjen)”, tha ai.