Me një fitore të dhimbshme minimale ndaj Austrisë (2-1), e cila po të mos ishte ndërhyrja e madhe e Mert Gunok ndeshja mund të shkonte në shtesë, trajneri i Turqisë, italiani Montella theksoi qëndrimin e lojtarëve të tij që nga fillimi i Eurokupës:
“Gjendja shpirtërore shkon përtej taktikave, teknikës. Askush nuk u dorëzua, të gjithë dhanë diçka më shumë, skuadra ka pasur shpirt dhe, për një trajner, ju e dini se ka lojëra që mund të fitohen vetëm kështu”.
Ai u shpreh shumë mirënjohës edhe për mbështetjen e marrë nga tifozët turq: “Ka një dashuri, një pasion, një dashuri të brendshme për vendin e tyre. Kështu që ne jemi të lumtur që i kemi bërë pak krenarë turqit tanë këtu në Gjermani, por të gjithë turqit anembanë botës, dashurinë e të cilëve e ndjejmë në çdo hap,”- u shpreh Montella.