Me rritjen e temperaturave, është shtuar ndjeshëm numri i personave te prekur nga sëmundjet infektive dhe gastrointeriteve dhe helmimet nga ushqimet. Sipas mjekes infeksioniste në spitalin e Lushnjës, Klodiana Pirja, ditët e fundit ka një fluks të shtuar ku numri i atyre që kërkojnë ndihmë pranë spitalit arrin 100 raste.
Por ajo që është më shqetësuese në këtë sezon, është shfaqja e një virusi që është konfirmuar dhe nga ISHP i cili quhet “Pavro Virus”. Mjekja thotë që nuk është i rrezikshëm por duhet trajtuar pasi është një virus ngjitës dhe për këtë apelon që të bëjnë kujdes në ambientet e përbashkëta.
Veç këtij virusi, nuk kanë munguar rastet të cilat janë paraqitur me temperaturë të lartë e më pas kanë dhënë komplikacione në sistemin nervor qendror. Nuk kanë munguar dhe rastet me pasoja fatale, ku pacientët pas qëndrimit me orë të gjata në temperatura të larta kanë ardhur në gjendje të rënduar e më pas kanë humbur jetën. Përsa i përket koronavirusit, ka raste që paraqiten, por nuk është shumë agresive.
Top Channel