Bota ktheu gjithë “sytë” drejt mbesës 17-vjeçare të të ish-Presidentit Donald Trump, e cila mbajti një fjalim në Kongresin Kombëtar Republikan ditën e djeshme.

Mbesa më e madhe e miliarderit, i cili është kandidati republikan për Zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të vitit 2024, në vend të flasë për anën politike, tregoi për një anë tjetër të Trump, që sipas saj shumë pak e njohin.

Me këtë fjalim adoleshentja donte t’i tregonte publikut anën e “butë” të gjyshit të saj, për t’i provuar kombit dhe botës se Donald Trump në fund të fundit është një person normal, si gjithë të tjerët.

“Përshëndetje të gjithëve, unë jam Kai, mbesa e madhe e Donald Trump. Po flas sot për të ndarë anën e gjyshit tim që njerëzit nuk e shohin shpesh. Për mua, ai është thjesht një gjysh normal. Ai na jep karamele dhe sode kur prindërit tanë nuk po na shikojnë. Ai gjithmonë dëshiron të dijë se si jemi në shkollë. Kur ia dola në listën e nderit të lartë, ai ua tregoi miqve të tij se sa krenar ishte për mua.

Më telefon në mes të shkollës dhe më pyet se si po shkojnë klasa e golfit dhe më tregoi për të tijën, por më pas duhet t’i kujtoja që jam në shkollë dhe duhet ta merrja në telefon më vonë. Më inkurajon që të jem sa më e suksesshme të mundem. U shokova kur mora vesh që është qëlluar dhe doja vetëm të dija nëse ishte mirë. Shumë njerëz e kanë futur gjyshin tim në ferr dhe ai ende qëndron në këmbë. Je një inspirim dhe të dua.

Ai është shumë i kujdesshëm dhe i dashur. Ai me të vërtetë dëshiron më të mirën për këtë vend dhe ai do të luftojë çdo ditë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, tha Kai në fjalimin e saj.

Kush është Kai Trump?

Kai është vajza e Donald Trump Jr., djalit të madh të Trump, nga martesa e tij me Vanessa Pergolizzi e cila përfundoi në 2018. Ajo është gjithashtu mbesa më e madhe e 10 nipërve e mbesave të Trump dhe u pa për herë të parë duke marrë pjesë në inaugurimin e tij në vitin 2017.

Ajo është një adhuruese e golfit, diçka që gjyshi i saj është një mbështetës i zjarrtë, dhe madje drejton një llogari në YouTube kushtuar sportit të njohur për ikonat si Tiger Woods, Rory McIlroy ose Phil Mickelson. Dhe në fakt ajo duket të jetë mjaft e suksesshme, ndoshta edhe duke e parë atë si një opsion karriere, pasi doli fituese në Kampionatin e Klubit të Zonjave në Palm Beach në Florida, kursi i frekuentuar kaq shpesh nga gjyshi i saj.