Ndërtimi dhe shërbimet janë dy sektorët që sërish ndikuan më shumë në rritjen ekonomike gjate vitit 2023.
Sipas raportit vjetor te bankës se Shqipërisë, shërbimet për pushimet u zgjeruan me 5.4% duke kontribuar ne rritjen ekonomike me 2.4%.
Megjithatë ecuria pozitive nuk ka qene e përhapur ne te gjithë sektorët pasi ai i bujqësisë nuk ka shënuar rritje dhe industria ka pësuar rënie.
Marre ne harkun kohor nga 2018 deri ne vitin 2023, duket se sektori i bujqësisë ka ndjekur trajektoren rënëse ku kontributin ne rritjen ekonomike me te larte e ka dhënë ne vitin 2021 me 0.3 pike % dhe me te ulëtin ne 3 mujorin e dyte te vitit te kaluar me situatë të pandryshuar.
Forcimi i lekut kundrejt monedhave të huaja dhe luhatja e çmimeve ne tregjet ndërkombëtare, ka ndikuar edhe ne te ardhurat e buxhetit te shtetit.
Nga TVSH e importit janë arkëtuar ne buxhet 146.4 miliardë leke ose rreth 6.7% me pak se plani i parashikuar apo 10.5 miliardë me pak se vitit 2022.
Megjithatë performance pozitive kane dhënë mbledhja e te ardhurave nga sigurimet shoqërore, tatimi mbi pagat, dhe tatimi mbi fitim tregues për rritje të punësimit dhe i rritjes së tregtisë.
Vetëm ne 2023 te ardhurat fiskale arritën ne masën e 643 miliardë lekësh te vlerësuara ne 27.8% te PBB-se dhe 1% me shume se viti 2022.