Luani është një yll i lindur. Ai dëshiron të bëjë gjëra të mëdha në jetën e tij, të bëhet i famshëm dhe të ketë audiencën e tij. Një karrierë si “influencer” do të ishte ideale për të. Ai mund të përdorë të gjithë talentin e tij në rrjetet sociale, gjë që do t’i sjellë edhe shumë para. Dhe çfarë tjetër kërkon një Luan në jetën e tij përtej lavdisë, famës, parave, luksit, jetës komode dhe ndjekësve që do ta hyjnizojnë në çdo hap? Është sikur ky profesion është bërë për të.
Peshorja ka lindur me talente komunikuese. Është shumë e lehtë për të që të bëhet popullor. Ajo ka një rreth të madh njohjesh, kontaktesh dhe një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale. Kjo nuk është thjesht një rastësi. Po flasim për një person që bie në sy për stilin e tij, ka prirje artistike dhe një talent të veçantë në gjithçka që ka të bëjë me modën. Dhe më e rëndësishmja; Ai mund t’ju bindë për çdo gjë! Së fundi, për t’i thënë të gjitha, për t’u bërë një influencues, dikush duhet të ketë disa elementë narcisizmi, si fama dhe të dëshirojë të shfaqet. Dhe Peshorja në këta elementë ka… tre nga tre, pra shanse të mëdha suksesi.