Nico Williams, anësori i Spanjës pas fitores së madhe të La Roja kundër Gjeorgjisë (4-1), ku ai shënoi edhe një gol, është shprehur tejet i kënaqur për fitoren ndaj Gjeorgjisë.
“Jemi shumë të lumtur që kualifikohemi në çerekfinale dhe shumë të emocionuar për të luajtur në to. Hap pas hapi treguam se jemi një ekip i madh dhe se nëse vazhdojmë në këtë nivel mund të bëjmë gjëra të mëdha.
Të gjithë e inkurajuam Robin (Le Normand, autor i autogolit ndaj Gjeorgjisë) dhe, në fund, të gjithë jemi të kënaqur dhe të lumtur. Gjermania do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë, i cili nuk është i lehtë për t’u mundur, por ne kemi një ekip të mrekullueshëm dhe të strukturuar mirë dhe nëse luajmë në këtë nivel mund të fitojmë”.
Ndërkohë, Rodri, mesfushori i Spanjës dhe lojtari i ndeshjes, i cili edhe barazoi rezultatin në 1-1, ka folur për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë: “Ne e dinim që në fillim, se ata (gjeorgjianët) ndoshta nuk kishin emrat e ekipeve të tjera, por na vunë në vështirësi.
Në fillim të ndeshjes patëm raste, ishte turp që nuk shënuan, por ne u kthyem dhe skuadra u tregua krenare. Gjermania luan në shtëpi, por ne i kemi armët, duhet të japim më të mirën nga vetja dhe njerëzit tanë le të vijnë të na mbështesin”.