Reperi i njohur Noizy në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur për jetën e tij personale, një temë ku publiku ka shumë kuriozitet.
I ftuar në “Zë më Mirë Podcast” ai u shpreh se dashuria më e sinqertë është ajo që ka patur për nënën e vajzës së tij.
“Ish e dashura që kam dhe vajzën me të ka qenë dashuria e parë. Ajo është hera e parë dhe e fundit që kam dashuruar. Është si kur thyhet akulli ose pasqyra dhe ti e bashkon por shenjat duken përherë. Ajo është dashuria e parë më e sinqertë kur dashuron në moshë të vogël. Nuk më është dhënë mundësia të jemi një familje normale”, tha Noizy.