Tenisti serb Novak Djokovic është kualifikuar për në çerekfinalet e Lojërave Olimpike të “Paris 2024”, pasi dominoi dhe mundi spanjolin Rafael Nadal.
Tenisti serbi fitoi 2-0 me sete (6-1, 6-4) dhe kështu avancon më tej, ku do të kërkojë medaljen e artë olimpike në tenis për meshkuj.
Në çerekfinale, Djokovic do të përballet me fituesin e çiftit Koepfer-Arnaldi.