Spanjë-Gjermani është një sfidë speciale për Toni Kroos, tifozët shpresojnë që Kroos të jetë në versionin e tij më të mirë për të udhëhequr “panzerat” në këtë përballje epike, ndërsa vetë lojtari beson se kjo nuk do të jetë ndeshja e tij e fundit në karrierë:
“Nuk besoj se kjo do të jetë ndeshja ime e fundit, pra besoj se do të ri takohemi sërish”, iu drejtua Kroos gazetarëve duke shtuar:
“Objektivi personal, por dhe kolektiv, është të fitojmë këtë turne. Kemi një dëshirë të madhe për të vijuar përpara dhe jemi të bindur se mund t’ia dalim”, theksoi Toni Kroos në konferencë për shtyp, duke mos preferuar t’i përgjigjet Joselu-s.