Petro Beleri, djali i Fredi Belerit nuk do të jetë kandidat për Bashkinë e Himarës ndonëse ka qenë emri më i përfolur si kandidat i opozitës.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kandidati i opozitës pritet të jetë Petro Gjikuria, një shqiptaro-amerikan, i cili është edhe sipërmarrës i madh në Dhërmi.
Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës do të mbahen më 4 gusht ndërsa sipas projektvendimit të KQZ, kandidatët do të kenë në dispozicion, vetëm 1 javë kohë për të organizuar fushatën e tyre.
Vangjel Tavo është kandidati i zyrtarizuar i socialistëve ndërsa në kampin opozitar sipas burimeve kandidat do të jetë Petro Gjikuria.
Zgjedhjet për Himarën do të zhvillohen pasi kryetari i zgjedhur në 14 maj të 2023, Fredi Beleri u dënua me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje. Deri më tani emri i Petro Belerit, djalit të tij ishte më i lakuari si kandidat i mundshëm.