Një adoleshente e njohur në rrjetin TikTok u gjet nga grupet e shpëtimit e bllokuar mes dy shkëmbinjve, ku kishte humbur jetën pasi rrëshkiti në sipërfaqen e lëmuar teksa bënte foto për në rrjet.
14-vjeçarja Moe Sa Nay, po bënte foto me një shoqen e saj për rreth 150,000 ndjekësit në rrjetet sociale, kur rrëshkiti dhe u rrëzua në ujëvarën Sinywa në Mianmar, më 22 korrik.
E reja ishte marrë më pas nga ujërat e vrullshëm të ujëvarës me shkëmbinj, dhe kishte mbetur mes dy gurëve të mëdhenj, njoftonin mediat vendase.
Ajo nuk kishte arritur të çlirohej dhe ishte mbytur nga rryma e fortë, ndërsa grupet e shpëtimit nuk arritën të nxirrnin para se të vdiste.
Pamjet dramatike tregojnë punonjësit që përpiqeshin të lirojnë trupin e të resë më 23 korrik, dhe rrjedhimisht e nxjerrin atë duke përdorur litarë. Punonjësi Mon Zaw tha: “Vaja vdiq pasi mbeti e bllokuar mes shkëmbinjve. Ata nuk mund ta nxirrnin në kohë”.
Ujëvara Snywa është një destinacion i njohur në rajonin Mon të Mianmar dhe vizitohet nga mijëra njerëz gjatë verës. Vendasit e përdorin dhe për të bërë banjë ose not, megjithëse janë raportuar herë pas here aksidente.
Në 2019 një vajzë 19-vjeçare humbi jetën në rrethana të ngjashme në ujëvarën Kayin, në Manmar, shkruan rrjeti The Mirror.