Ish-banorja e Big-Brother Vip2, Olta Gixhari, së fundmi ka ndarë disa postime në rrjetin Instagram ku ekspozon linjat e saj trupore.
Në përshkrimin e kësaj fotoje, aktorja shkruan: “Shumë macchiato kam pirë këto kohë”. Batutë e cila është keqkuptuar nga ndjekësit të cilët kanë kaluar në fyerje në komentet që kanë bërë posht postimit.
Të tilla kanë qenë komentet që thonin: “Je duke ngatërruar sensualitetin me vulgaritetin. Nuk të kane hije këto foto. Kur të hapësh profil onlyfans atëhere vendosim të të shikojmë apo jo. Sa derdimen e paske burrin, nëqoftë se e ke akoma,’ ‘Emm..unfollow tani!’ ‘Të kisha për më të zgjuar!,’ ‘Po më vjen shume keq që po më shikojnë sytë një grua 38 vjecare me dy femijë, të shkojë gruaja të dali lakuriq vetëm për të marrë famë kjo është e turpshme sepse nuk vendoset fama përpara femijës për mua është turp i madh”.