Një nga personat ndaj të cilit është firmosur ‘arrest me burg’ në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli 3’ ishte dhe Armando Xheladini.
52 vjeçari i njohur dhe me 2 emra të tjerë, si Armando Tarushllari e Jetnor Cinellari u arrestua në maj policia e Koçës në bashkëpunim me autoritetet greke pasi akuzohet për vrasjen me dashje të 25 -vjeçarit Arjan Xhambazi në Athinë në vitin 2008.
Atëherë mbeti i vrarë Xhambazi dhe u plagos një tjetër dhe për këtë ngjarje autoritetet greke mundën të identifikonin dhe ndalonin vetëm njërin prej tre autorëve të dyshuar të ngjarjes.
Në maj me urdhër të prokurorisë së Korcës u ndalua Gëzim Latja banues në Elbasan dhe të Armando Tarushllari, banues në Tiranë.
Gëzim Latja, 41 vjeç dhe Armando Tarushllari (Jetnor Cinellari) 52 vjeç, janë arrestuar nga policia e Koçës në bashkëpunim me autoritetet greke si bashkëautorë të vrasjes së 25-vjeçarit Arjan Xhambazi në Athinë në vitin 2008.