Djali i biznesmenit Ymer Lala nuk është i vetmi personazh i njohur i arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Në pranga, përveç Ylard Lalës, ka përfunduar edhe nipi i deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka. Në njoftimin e Policisë së Shtetit raportohet se në pranga ka përfunduar edhe 32-vjeçari Rexhep Noka.
Por, Policia, e cila ndau dhe pamjet e operacionit, bëri me dije se ishte punonjësi i Gardës së Republikës, Ylard Lala kishte nën adminstrim një lokal në rrugën Andon Zakon Çajupi, ku edhe organizonte lojrat e fatit.