Në zgjedhjet e pjesshme të Himarës opozita do të ketë shumicën komisionerëve në KZAZ.

Sipas parashikimeve të kodit zgjedhor, Partia Socialiste si shumica parlamentare ka të drejtën të propozojë 3 komisionerë, Partia Demokratike 2 dhe Partia e Lirisë si partia e dytë më e madhe opozitare do të propozojë vetëm 1 anëtar.

Shorti i hedhur në mbledhjen e radhës në KQZ për anëtarin e 7, çoi në avantazh opozitën, pasi e drejta për të propozuar anëtarin e 7 iu dha Partisë Demokratike.

Kështu në total opozita ka të drejtën e propozimit të 4 komisionarëve: 3 Partia Demokratike dhe 1 PL, ndërsa mazhoranca do të propozojë 3.