Prezenca e OSBE/ODIHR në Shqipëri ka vlerësuar përfshirjen e 30% të zonjave në Kuvend, duke e quajtur përparim për barazinë gjinore në vend.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri çmon përparimin e jashtëzakonshëm në fushën e barazisë gjinore që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, veçanërisht për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në jetën politike.
Ne mirëpresim përpjekjet aktuale ndërpartiake, të drejtuara nga gratë deputete, dhe shpresojmë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në rajon e më gjerë në lidhje me përfaqësimin gjinor në parlament”, thuhet në postim.
Kjo deklaratë vjen pasi kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla, ministrja Elisa Spiropali, deputetja e PS-së, Etilda Gjonaj dhe deputetet demokrate Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi kanë kërkuar që edhe në pjesën e hapur të listës, të sigurohet që ⅓ e atyre që do të shkojnë në Parlament të jenë gra.