Aktorja amerikano-kanadeze Pamela Anderson ka mbushur sot 57 vjeç dhe ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar në këtë ditë të veçantë.
Aktorja e njohur, që tanimë merret me gatim, ka nxjerrë dhe një libër me receta, teksa në postim është shprehur se është më e lumtur se kurrë.
Anderson ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në rrjetet sociale. Në njërën foto shikohet e buzëqeshur, duke u marrë me bimët. Në tjetrën iu tregon miqve online kopshtin e saj.