Kuvendi ka miratuar sot shtyrjen e afatit të Punimeve të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë për ‘Sterilizimin’ dhe ‘Check-up’.
Shtyrja e afateve mori 95 vota pro, një kundër dhe një abstenim. Ka qenë deputeti i PS, Erion Braçe, i cili ka votuar kundër shtyrjes së afatit.
Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi u miratua më 21 mars, nga kur u përllogarit që punimet e saj të kryheshin për 4 muaj.