Humbje 2-0 për Partizanin në Gjeorgji përballë Iberia 1999, në takimin e parë të raundit të dytë në Conference League.
“Demat” pësuan nga një gol për pjesë, ndërkohë që luajtën me dhjetë lojtarë prej minutës së 47’. Moment kur Arinaldo Rrapaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Sfida e kthimit do të luhet në datën 1 gusht në “Elbasan Arena” (20:00).
Conference League/ Raundi i dytë
IBERIA-PARTIZANI 2-0 (Nonikashvili (p) 31′, Sylla 57′)
66′ Rast i pastër për vendasit, Pano Qirko eviton golin e tretë të Iberias.
65′ Partizani afër golit, devijimi i Paulo Buxhelajt përfundon ngjitur me shtyllën.
57′ Cheikne Sylla shënon pas asistit të marrë nga Jemali-Giorgi Jinjolava. 2-0 për Iberian.
50′ “Demat” pretendojnë për penallti, kryesori rumun vijon lojën.
47′ I dyti i verdhë për Arinaldo Rrapajn, Partizani mbetet me 10 lojtarë.
31′ Gjuan saktë Shota Nonikashvili, Iberia në avantazh.
30′ Zbritje e shpejtë e gjeorgjianëve. Kontakt në zonë mes portierit Pano Qirko dhe Gizo Mamageishvilit. Arbitri rumun akordon penallti.
25′ Kundërsulm i skuadrës së Orges Shehit. Archange Bintsouka nuk zgjedh të pasojë dhe gjuan lehtë. Duke mos përfituar nga një mundësi tepër e mirë.
13′ Goditje këndi për Partizanin, provon fluturimthi Tedi Cara, devijon mbrojtja vendase.
10′ Mundësi e mirë për Iberian me Cheikne Sylla, në gatishmëri Pano Qirko.