Drejtoria e Burgjeve ka pezulluar nga puna dy punonjës si dhe iu ka shkëputur linjën e internetit të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Amarildo Nikollit.
Ky vendim u mor pasi Alda Nikolli denoncoi dhe pranoi se fliste 24 orë me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin.
Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, një ditë më parë, Alda Nikolli u shpreh se pas vendosjes së eksplozivit në derën e banesës së saj fshihet Nuredin Dumani me të cilin ajo kishte krijuar një raport dhe kishte folur për dy muaj.
Nikolli rrëfeu se mendon se tritoli i është vënë nga Nuredin Dumani, pasi me këtë të fundit ka pasur një lidhje romantike prej dy muajsh, dhe më pas janë ndarë pasi ka mësuar se ai kishte lidhje edhe me një vajzë tjetër.
Sipas saj Dumani e ka kërcënuar, pasi ajo ka shkuar në SPAK dhe ka treguar komunikimet me të.
Në burgun 313 gjithashtu ka ndodhur një përplasje mes dy të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Amarildo Nikolli.
Nuredin Dumani ka dhunuar Nikollin si dhe e ka gjobitur atë.