Stadiumi i klubit të Skënderbeut në Korçë është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Siç shihet pamjet e siguruara nga Panorama.al, zjarri ka shkaktuar dëme materiale të shumta.

Tymi i zi shihet në tribunën e stadiumit, ndërsa janë djegur stolat.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shuar flakët.