Djema, mos e lodhim këtë temë. Gaforrja i ndjen të gjithë stimujt dhe jo vetëm i filtron, por i vendos në kategori dhe me disa prej tyre, tërbohet dhe nuk mund t’i “gëlltisë”. Ajo sheh një njeri që refuzon të kuptojë apo ndjejë disa gjëra themelore dhe mund ta ‘hajë të gjallë’, Gaforren.

Mos e injoroni se si ndihet, veçanërisht kur ju ka thënë, apo ju ka treguar. Nëse ka dikush që do t’ju ikë ose do t’ju mërzitë derisa t’ju vendosë pak ndjeshmëri në ju, është Gaforrja!

Por ky buton funksionon edhe në të kundërt! Duke i treguar Gaforres se e “sheh”, pra se e merr seriozisht atë që thotë, nevojat e saj dhe si ndihet. Ajo çmendet kur sheh që ju e vlerësoni dhe e doni për atë që është, thjesht dhe sinqerisht!

Të ka mbyllur një Gaforre derën në fytyrë? E meritonit edhe më shumë! Që një Gaforre ta bëjë këtë, do të thotë që të ka falur për të gjitha sjelljet e tua budallaqe, më shumë herë nga sa do të kishte dashur të të falte dhe ka ardhur momenti që ti ke ezauruar mundësinë e fundit, nga ato të pafundme që ai ju kishte dhënë.

Së fundi, nëse ka një shenjë që kupton se njerëzit dhe marrëdhëniet që ata formojnë janë jashtëzakonisht komplekse, është Gaforrja. Ajo e respekton këtë, e pranon si një gjë të natyrshme dhe bën gjithçka në fuqinë e saj për të nderuar dhe ushqyer këto marrëdhënie. Por nëse tregoni pakujdesi, nëse tregoni një fytyrë false, jeni të cekët, të papjekur, atëherë Gaforrja do të zemërohet (d.m.th., do të zhgënjehet dhe lëndohet, pra do të zemërohet) dhe do të djegë të gjitha urat mes jush…