“Pirromanët digjitalë i fryjnë panikut”/ Manja: Situata në Shëngjin është nën kontroll
Ministri i Drejtësisë dhe njëkohësisht Drejtuesi Politik i Lezhës Ulsi Manja ka postuar së fundmi një mesazh në rrjete sociale ku njofton që situata në Shëngjin është nën kontroll.
Nga ana tjetër Manja ironizon dhe “piromanët digjitalë” si i quan ai, që janë duke nxitur “panik digjital” për qytetarët.
Sipas pamjeve duket që situata në Shëngjin ka shkuar drejt normalitetit.
Statusi Manjas:
Kjo video është për pirromanët digjitalë që u fryjnë flakëve të panikut nga tastierat e telefonave🔥😂
Mos i lodhni gishtat duke shkruajtur…
Në Shëngjin gjithçka është nën kontroll, turistët dhe qytetarët i janë kthyer normalitetit dhe s’ka asnjë vend për panik!
https://www.instagram.com/reel/C-D6rptNwn8/?igsh=b29vanBiYWoxOWZs