Kryeministri Rama ka publikuar një video nga plazhet e jugut, ku shihen të mbushura plot me turistë.
Në këtë video disa nga turistët e huaj kanë folur për eksperiencën e tyre në këto plazhe të kristalta, ku shprehen tepër të kënaqur dhe të lumtur.
“Mirëmëngjesi dhe me entuziazmin e pushuesve vendas e të huaj nga Saranda dhe Ksamili, të cilët po shijojnë plazhet e kristalta, klimën fantastike të bregdetit dhe gjithë ofertën turistike duke ndarë këto përjetime të sinqerta, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.