Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka një konfuzion në lidhje me plazhet publike në vend.
Gjatë një bashkëbisedimi me kryebashkiakët në Kryeministri, Rama u shpreh se njerëzit duhet informuar që në bregdetin shqiptar ka plazhe publike. Lidhur me legalizimet, kreu i qeverisë kërkoi që procesi të përfundojë në fund të vitit 2026.
“Pika tjetër e rëndësishme, plazjet publike. Ka një konfuzion të madh. Plazhet publike janë aty. Edhe njëherë. Më mirë syri sesa nami. Duhet bërë çmos, por edhe njerëzit ta dinë, që plazhet publike janë aty. Pjesa tjetër, ka edhe ajo të drejtat e veta, ndërkohë që ne kemi filluar të sudiojmë ndërhyrjet që ka bërë, Spanja, Franca, Portugalia, së fundmi edhe nga Turqia edhe në këtë aspekt. Vitin e ardhshëm do duhet të bëjmë tjetër ndërhyrje. Bashkitë duhet të jenë në krye të punës sa i përket komunikimit. Pastrimi është më mirë se vjet, por përsëri duhet qëndruar mbi kokë. Është pasqyrë pastërtia. Është bërë progres gjithandej, por duhet kuptuar që nuk është vetëm te plazhet. Liqeni i Komanit pastrohet, por kjo histori që banorët hidh, ushtria pastron, nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Do investojmë edhe rrugën e Komanit, i ka ardhur radha, por liqeni i mbushur çdo dy javë, nuk e di. Këto ishin ato që kisha unë për të shtuar këtu. Bashkitë duhet të ndërtojnë stafin, duhet të jenë në komunikim të vazhdueshëm me minsitrin, për të koordinuar bashkitë, kadastrën AKSH, duhe të jenë gati në shtator, kur ky proces do fillojë. Edhe një herë për legalizimet. Duhet të nxirrni kategoritë kohore dhe të vendosni prioritetet. 2028 është shumë larg. Këtë proces ta mbyllim në fund të vitit 2026. Për banesat nuk na pengona skush të bëjmë të gjitha regjistrimet e nevojshme. Ju të parët, t’i vini në dukje minsitrit, të gjitha ato gjëra që nuk shkojnë në kadastër me legalizimet. Te legalizimet, të gjithë të kuptojnë që janë të monitoruara nga bashkitë”, theksoi Rama.