Në këtë burg do të sistemohen vajzat dhe gratë në konflikt me ligjin. Në përurimin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Pojskë të Pogradecit ministri i Drejtësisë Ulsi Manja premtoi vijim e reformave.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për vëmendjen që qeveria Rama i ka kushtuar sistemit penitenciar dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim të palëkundur për reformimin e sistemit sipas standardeve më të mira evropiane. Që në fillim kur mora detyrën e Ministrit të Drejtësisë, i kam shtruar vetes një pyetje: cilat do të jenë objektivat e mia në raport me sistemin penitenciar? Mbyllja e burgut të Zaharisë, mbyllja e burgut të Ali Demit dhe burgu i hapur ishin disa nga punët me prioritet, të cilat sot janë realizuar me sukses. Një falënderim për bashkëpunimin e të gjithë partnerëve tanë për gjithë mbështetjen e pakursyer”, tha Manja.
Në përurimin e këtij Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale mes Drejtorisë së Burgjeve dhe Ambasadës Britanike u nënshkrua dhe marrëveshja për përmirësimin e kushteve ne burgun e Fushë Krujës.