Dy persona janë proceduar penalisht në Gjirokastër, pasi akuzohen se dogjën sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
Bëhet fjalë për djegie të një sipërfaqeje toke në Gjirokastër dhe në fshatin Veliqot. Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. H., 66 vjeç, banues Gjirokastër dhe K. Q., 67 vjeç, banues në fshatin Veliqot.
Po ashtu, dyshohet se një 66 vjeçar, në vendin e quajtur “Memola”, mbi kodrat e Viroit, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
“Shtetasi A. H. dyshohet se më datë 29.07.2024, në vendin e quajtur “Memola”, mbi kodrat e Viroit, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
-Shtetasi K. Q. dyshohet se më datë 28.07.2024, në fshatin Veliqot, në vendin e quajtur “Brez”, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, njofton policia.