Jo vetëm shqiptarët, por të shumtë janë edhe turistët e huaj që zgjedhin të vijnë për pushime në Shqipëri në rrugë detare, duke shtuar kështu flukset hyrëse.
Më shumë se 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë në vendin tonë nga Porti i Durrësit gjatë 5 ditëve të fundit.
Për të menaxhuar fluksin e lartë të lëvizjeve në terminalin e pasagjerëve mësohet se është shtuar numri i sporteleve.
“Për të shmangur radhët e gjata në Portin e Durrësit, policia e kufirit ka shtuar numrin e sporteleve nga 12 në ditë të zakonshme në 32 në kohë fluksi”, thotë gazetarja Enkelejda Arapi.
Në përgjigje të hyrjeve të larta, kompanitë e lundrimit kanë dyfishuar numrin e trageteve në ditët me më shumë prenotime.
Fluksi i rritur pritet të vazhdojë gjatë gjithë muajit Korrik si dhe deri në dhjetëditëshin e parë të Gushtit.