Hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, një nga projektet më të rëndësishme strategjike për ne dhe rajonin, që i përgjigjet gjithashtu edhe fluksit gjithmonë e në rritje duke zgjeruar kapacitetet përpunuese.

Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku nga Durrësi, u shpreh se në garë për portin do të jenë 15 kompani ndërkombëtare.

Më tej ajo theksoi se ky port do i shërbejë shqiptarëve jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Tuneli i Llogarasë ka qenë premtim i çdo qeverie i pa mbajtur, por sot është një realitet. Ashtu edhe si Korridori Blu. Ndërkohë duhet thënë se ky vit është shumë i rëndësishëm për ne, por viti që do të vijë do jetë akoma më i rëndësishëm. Me do të dorëzojmë edhe tre projekte të mëdha. Është aeroporti i Vlorës, Unaza e Tiranës, dhe Tuneli i Murrizit.

31 dhjetori i 2024 do të jetë përmbushja e ëndrrave historike të shqiptare. Do të shënjojë këtë rrugëtim ambicioz të qeverise Rama. E kemi quajtur portin e shqiptarëve se do i shërbejë dhe Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut. Me ndërtimin e portit të ri do mbajmë premtimin e dhënë për Durrësin. Saranda dhe Lezha do të pasojnë agjendën tonë të infrastrukturës.

Duket si një rrugë e lehtë, por dua të ndaj se këtu kurorëzohen 4 vite punë intensive. 15 kompani ndërkombëtare kanë shprehur interesin për të qenë pjesë e garës Ky interes nga vë në kushtet e një përgjegjësie të madhe. Më lejoni t’ju them arsyet pse kjo sipërmarrje është jetike për Shqipërinë.

Duam të ndërtojmë sipërfaqe të dedikuara për endet ligjzbatues, duam të zhvillojmë një infrastrukturë detare. Duam të ngremë një strukturë që të kemi mundësi ndërtimi e një baze autonome detare. Duam të ndërtojmë një zonë logjistike për të tërhequr investitorët e huaj.“, u shpreh ajo.