Serbët i druhen dronëve shqiptarë se po zbulojnë lëvizjet e ushtrisë së tyre në kufi me Kosovën. Këtë e ka pranuar Presidenti Vuçiç sot gjatë një takimi me Shtabin Shtabit e Përgjithshëm të ushtrisë në kazermën “Banjica 2” në Beograd.
“Pajisjet dhe armatimet e ushtrisë serbe po modernizohen, nuk jemi të kënaqur me numrin e njerëzve, sidomos në veri të Serbisë, Beograd dhe Vojvodinë. Kemi shumë sfida, forca të mëdha janë mbledhur në rajon për arsye të ndryshme. Nga forcat e rëndësishme të vendeve fqinje, tek numri i madh i anëtarëve të NATO-s në Kosovë, 4534 për momentin. Ne po llogarisim në një bashkëpunim të mirë me KFOR-in dhe besoj se do të kontribuojë në stabilizimin e kushteve në Kosovë dhe Metohi”, tha Vuçiç.
Sipas tij “Ajo që kemi vërejtur është se aksionet e avionëve me pilot dhe avionëve pa pilot dhe dronëve në mjedis me qëllime zbuluese drejt Serbisë, pa kaluar kufirin e Serbisë, janë intensifikuar nga të gjitha drejtimet në drejtim të Serbisë. Kemi vërejtur ngritjen e dronëve shqiptarë nga Gjakova me qëllimin për të vëzhguar pozicionet e ushtrisë serbe dhe avionëve suedezo-gjermanë nga territore të tjera që nuk janë nën kontrollin e ushtrisë serbe. Ne do të vazhdojmë me shpejtësi dhe do të duhet të ndryshojmë zakonet tona, të punojmë më shumë dhe më mirë, të jemi më të qartë në mesazhin e frenimit të çdo agresori të mundshëm”.